Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Trupat ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen

48


17:48 31/03/2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë të dhënë së fundmi tha se sulmet ruse parashikohet të sjellin dhe më shumë vuajtje.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp në Bruksel për Raportin Vjetor 2021 të Sekretarit të Përgjithshëm, Stoltenberg tha se sipas inteligjencës, “njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen.

“Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit. Ne mund të presim veprime shtesë të sulmit rus që do të sjellin më shumë vuajtje. Kemi dëgjuar në deklaratat e fundit se Rusia do të zvogëlojë operacionet ushtarake rreth Kievit dhe në Ukrainën veriore. Por Rusia ka gënjyer vazhdimisht për qëllimet e saj, kështu që ne mund ta gjykojmë atë për veprimet dhe jo për fjalët e saj.“, tha Stoltenberg.

Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë dhe të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Ukraina./tvklan.al





Huazuar nga