Rënie e lehtë e çmimit të naftës në bursa

55


13:50 31/03/2022

SHBA hedh në treg 180 milionë fuçi nga rezervat

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare pësoi rënie të lehtë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të hedhur në treg një sasi të konsiderueshme fuçish nga rezervat strategjike kombëtare, por edhe shpresës se në samitin e kësaj të Enjteje të vendeve të OPEC-ut, mund të arrihet një marrëveshje për shtimin e prodhimit.

Bursa e Teksasit e nisi ditën me një çmim prej 103 dollarësh për fuçi, ndërsa ajo e Londrës me 109. Reduktimi i çmimit varion me 4-5% krahasuar me një ditë më parë. Bëhet fjalë për një çmim deri 4 dollarë më të ulët për fuçi krahasuar me rekordin e shënuar e javës të shënuar të Mërkurën. 

Administrata Biden njoftoi se do të hedhë në treg 180 milionë fuçi nafte gjatë muajve të ardhshëm, niveli më i lartë që prej krijimit të rezervës së naftës në 1974.

Shenja të lehta reduktimi edhe për çmimin e gazit natyror. Moska u tërhoq nga kërcënimi për të bllokuar eksportin e gazit drejt vendeve jo-miqësore ku bëjnë pjesë edhe ato të BE-së, nëse nuk detyrimet nuk shlyhen në Rubla.

Zyrtarët rusë thanë se do të vazhdojnë të pranojnë në një afat të pacaktuar edhe Euro dhe Dollarë, në transfertat e bankës së Gazpromit që nuk është prekur nga sanksionet perëndimore. Të mërkurën, Berlini aktivizoi planin paraprak të emergjencës, nga rreziku i bllokimit të papritur të furnizimit nga Rusia.

Tv Klan





Huazuar nga