Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

44


Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.48% në krahasim me vendimin e 28 mars 2022.

Çmimi me pakicë i EURODIESEL (DV V) zvogëlohet për 2.00 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë.

Nga mesnata EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 85.50 denarë.

EURODIESEL (DV V) do të shitet për 85.50 denarë për litër.

Vaj djegës – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 81.50 denarë për litër./Telegrafi/





Huazuar nga