Policia e Maqedonisë ndal transportim ndërkombëtar të drogës, arrestohen tre shtetas të Kosovës

58


Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një transport ndërkombëtar i marihuanës me rreth 150 kilogramë.

Destinacioni, sipas policisë, ka qenë që nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut të përfundojë në Turqi.

“Në orët e pasdites është vërejtur në parking para një objekti hotelerik një automjet i parkuar “Audi A6″ me tabela të Kumanovës, ndërsa në automjet kanë qenë I.D (50) dhe K.K (39) nga Podujeva e Kosovës si dhe B.R (34) nga Kumanova. I.D dhe K.K janë përpjekur të arratisen por janë kapur nga ana e policisë dhe që të tre janë privuar nga liria”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 92 paketime me marihuanë që janë gjetur në pjesën e pasme të veturës, ndërsa te të arrestuarit janë gjetur telefona, kartela telefoni nga operatorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe para.

“Ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal dhe po ashtu edhe një person kërkohet për shkak se ai është dashur ta merr drogën në Shtip dhe ta transportojë në Turqi”, thuhet në komunikatën e policisë./Telegrafi/





Huazuar nga