Pjesëmarrjet në Kupën e Botës

57


23:42 31/03/2022

Kur kanë mbetur për t’u mësuar edhe tre përfaqësueset e fundit që do marrin pjesë në Kupën e Botës, kombëtaret e kualifikuara tashmë kanë nisur të bëjnë planet e tyre. Brazili ruan ecurinë fantastike, ku ka siguruar pjesëmarrjen për herë të 22-të në histori në turneun më të rëndësishëm boteror. Kombëtarja Seleçaos është më e suksesshmja, ku ka arritur të fitojë plot 5 herë kompeticionin.

Gjermania është skuadra me pjesëmarrjen më të lartë nga kontinenti Europian. Panserat do udhëtojnë drejt Katarit për të qënë pjesë e turneut të Kupës së Botës për herë të 18-të, ndërsa nuk mungojnë në kompeticionet e Europianit dhe Botërorit që prej vitit 1968. Nën drejtimin e Flik, gjermanët nisen si favorit për të triumfuar, pas dështimit të madh në Europianin e vitit të shkuar, por edhe atë të katër viteve më parë në Rusi.

Argjentina gjendet në vendin e tretë në këtë renditje të veçantë për pjesëmarrjen në Botëror, me 13 të tillë nga 22 në histori. Statistika tepër interesante, por që nuk pritet të ndikojnë shumë në fushën e blertë. Mes favoritëve janë padyshim kampionët në fuqi të Botës, Franca, pa përjashtuar ndonjë surprizë nga Anglia apo dhe Spanja.

Klan News





Huazuar nga