Petkov: Agjentët rusë kanë punuar kundër marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

44


Në Bullgari është formuar një diasporë mjaft e madhe agjentësh ruse, të cilën aktualisht po e shohim duke punuar për interesa të ndryshme, tha kryeministri bullgari Kiril Petrkov, raportojnë mediat bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se ka agjentë rusë që kanë punuar në mënyrë specifike kundër marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në fakt, interesi i Rusisë është që të mos ketë të ardhme evropiane për Ballkanin Perëndimor”, tha Petkov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai gjithashtu tha se është arritur progres në bisedimet me Maqedoninë e Veriut, ku shtoi se, Bullgaria po i pret rezultatet e premtimeve nga Maqedonia e Veriut./Telegrafi/





Huazuar nga