Pendarovski për regjistrimin: Ishte sipas standardeve të BE-së

62


Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka folur në lidhje me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ai tha se vetë fakti që regjistrimi është bërë pas 20 viteve të plota, është sukses vetvetiu. Sipas tij, është bërë regjistrim me të gjitha pikëpamjet dhe që nuk dallon nga vendet e rajonit dhe të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë vlerësim, Pendarovski e bazon jo vetëm në atë që e ka dëgjuar në prezantimin e djeshëm të rezultateve, por edhe nga komentet e dhëna nga eksperti i angazhuar nga ana e BE-së.

Në kërkesë të gazetarëve për koment rreth “atyre shtatë përqind, të cilët shkaktuan më së shumti kontroversa”, Pendarovski theksoi se çdoherë ka kontroversa veçanërisht tek ne në rajonin ballkanik, ku jemi të përzier edhe në kuptimin religjioz edhe në atë politik.

Ai theksoi se atë që e din nga bisedimet me disa ekspertë, nuk ekziston regjistrim në përgjithësi në Evropë dhe më gjerë, i cili nuk ka numër të caktuar të personave të cilët nuk janë të përfshirë në regjistrim.

“Tek ne një pjesë e konsiderueshme, ato shtatë e pak për qind të cilët nuk janë të përfshirë, fatkeqësisht janë rezultat i bojkotit të subjekteve politike. Është e qartë se kjo ka pasur efekt në disa pjesë të vendit. Sigurisht që pandemia nuk duhet të përjashtohet si faktor shtesë për atë përqindje”, deklaroi presidenti Pendarovski, pas fjalimit në konferencën me temë “Digjitalizimi”, në organizim të Ambasadës së Francës dhe Institutit francez në Shkup

Pendarovski u përqendrua edhe në atë se kanë ekzistuar edhe regjistrues të cilët ishin me pajisje specifike, me të gjitha protokollet, ndërsa një pjesë e tyre kanë punuar edhe më vonë në atë periudhë kohore dhe jashtë nuk kanë hyrë në shtëpitë dhe banesat e qytetarëve.





Huazuar nga