“Nuk ka prova të qarta që Putin po tërheq trupat nga Kiev”

58


21:40 31/03/2022

Presidenti amerikan i tha mbrëmjen e kësaj të enjteje gazetarëve se ishte skeptik ndaj pretendimeve ruse për tërheqjen e trupat nga Kievi dhe se do të fokusohej në lindje të vendit.

“Është një pyetje e hapur nëse ai po tërhiqet vërtetë”, u tha Joe Biden gazetarëve.

“Deri tani, nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat nga Kievi. Ka gjithashtu prova që ai po forcon trupat e tij në zonën e Donbass“, u shpreh Biden.

“Nuk e di përgjigjen, duket deri tani… ideja që po tërheq të gjitha trupat nga rrethi i Kievit dhe po lëviz në jug, nuk ka asnjë provë që e ka bërë këtë”, shtoi ai./tvklan.al





Huazuar nga