Nedellkov: Prindërit duhet të kuptojnë gjendjen e rëndë e të punësuarve në arsim

59


Sekret publik është se arsimi në Maqedoni është në nivel shumë të ulët, ka thënë në një intervistë për “Makfax” kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me paralajmërimin e grevës së përgjithshme në arsim, e cila duhet të mbahet më 11 prill, Nedellkov tha se vendimi është marrë në përputhje me anëtarësimin sindikal dhe nga kjo, siç tha ai, ka pasur presion të fortë për fillimin e grevës shumë më herët.

Njëkohësisht ai apelon që prindërit të kuptojnë gjendjen e rëndë të punëtorëve në arsim.

“Ne nuk do të themi jo, mos i çoni fëmijët në çerdhe apo shkollë, ju jeni prindër, mendoni nëse keni alternativë”, tha Nedellkov.

Ai nuk e mohon se problemi me punësimet partiake është i pranishëm në arsim./Telegrafi/





Huazuar nga