​Musliu: VV t’i reduktojë udhëtimet zyrtare dhe t’i kaloj ligjet

45


Me 64 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim për projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Ndërsa, projektligji për pronën publike ndonëse dy herë u hodh në votim nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme. E pas kësaj deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu këshilloi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i reduktojnë udhëtimet zyrtare dhe të marrin pjesë në seanca për të votuar ligjet.

“Është mirë që si Lëvizje Vetëvendosje t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe t’i ftoni deputetët që të mbajnë përgjegjësi për çka iu ka dhënë qytetari i Kosovës dhe të jenë këtu për t’i kaluar ligjet”, tha ajo.

Pas kësaj kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se udhëtime nuk janë problem pse deputetë nuk janë në sallë.

“More pse deputetët nuk janë në sallë më së paku problemi është te udhëtimet”, u shpreh Konjufca.





Huazuar nga