“Mirëpresim raportin e Agjencisë së Kadastës”, Kim: Presim të mbyllen mundësitë për korrupsion

60


16:53 31/03/2022

Në lidhje me mangësitë në Kadastën e Durrësit, ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter, Kim shkruan se “SHBA mirëpret raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës”.

Yuri Kim shton se SHBA pret hapa konkretë për të rritur transparencën dhe për të mbyllur të gjitha mundësitë për korrupsion.

“Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion”, ka shkruar Yuri Kim në Twitter./tvklan.al





Huazuar nga