Më shumë votues se të regjistruar në RMV, sqarohet KSHZ

43


Komisioni Shtetëror Zgjedhor është sqaruar në lidhje me dukurinë e cila është paraqitur pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit, ku në komuna të caktuara ka më pak persona të regjistruar se sa votues.

“Metodologjia dhe kushtet e përditësimit të të dhënave në listën zgjedhore dhe evidencën e të drejtës së garantuar me Kushtetutë është e ndryshme dhe nuk ka asnjë lidhje me metodologjinë për regjistrimin e popullsisë, që do të thotë se lista zgjedhore dhe regjistrimi i popullsisë janë dy kategori të ndryshme të rregulluara sipas kritereve ligjore të ndryshme”, sqarojnë nga KSHZ.

Shtojnë se në listën zgjedhore regjistrohen të gjithë qytetarët që kanë mbushur 18 vjet përfshirë ditën e votimit, të cilët kanë vendbanim në Maqedoninë e Veriut dhe që kanë letërnjoftim të vlefshëm dhe dokument të udhëtimit.

Gjithashtu thuhet se në listën zgjedhore evidentohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët janë me punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, me vendbanim në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe me dokumente të udhëtimit valide.

Të dhënat për Listën zgjedhore KSHZ i merr nga Ministria e Punëve të Brendshme, sqarojnë më tej nga KSHZ.





Huazuar nga