Macron epërsi në sondazhe për një mandat të dytë

51


12:56 31/03/2022

Kreu i Elizesë gjatë fushatës ka ofruar një vizion të një France më të fortë në aspektin ekonomik

Presidenti francez Emmanuel Macron po kërkon një mandat të dytë, duke u mbështetur në rimëkëmbjen e Francës pas Covid-19 dhe përpjekjet e tij diplomatike në Ukrainë.

Me më pak se dy javë para raundit të parë të votimit, Macron ka një epërsi në sondazhet e opinionit. Por anketat paralajmërojnë se abstenimet mund të arrijnë një nivel rekord, por ai duhet të nxisë përkrahësit mjaftueshëm që të dalin të votojnë për të.

Kreu i Elizesë udhëheq raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës me 28%, përpara rivales së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me 20% dhe pretendentit të ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon me 15%. Sondazhi Opinionëay-Kea tregon se Marcon del fitues me 55% të votave kundër Le Pen.

“Gjatë gjithë mandatit të Emmanuel Macron, Emmanuel Macron zhgënjeu shumë qendrën e majtë, por si kompensim, ai arriti të marrë qendrën e djathtë të moshuarit, pensionistët, njerëzit e vjetër konservatorë, një pjesë e tyre u bashkuan me Emmanuel Macron, sepse në fakt, ata thonë, ai po e bën punën, ai ka një profil të mirë për të qenë sërisht në krye të Francës. Sipas tyre ai gjithashtu po harton politika edhe për disa nga çështjet kryesore si sigurinë dhe emigracionin, për të cilin vetë Macron mban një qëndrim mjaft të ashpër”.

Shkurtin e kaluar, përpara se Macron të deklaronte zyrtarisht kandidaturën e tij, ai udhëtoi në Rusi dhe Ukrainë për të parandaluar agresionin. Frika e popullit francez për një luftë më të madhe rriti numrin e sondazheve të Macron.

Duke u mbështetur në programin e reformës ekonomike, fushata e tij ofron një vizion të një France më të fortë të përfshirë në transformimin ekologjik dhe ekonomik. Reformat e pensioneve të Macron ishin shumë të papëlqyeshme gjatë gjithë mandatit të tij. Demonstratat e jelekverdhëve, fillimisht një protestë kundër çmimeve të larta të karburantit, u shndërruan në një lëvizje anti-Macron që e pikturoi atë si elitar dhe të shurdhër ndaj ankesave të njerëzve.

Klan News





Huazuar nga