Lëvizja Besa: Dyshojmë se regjistrimi është shndërruar në pazar politik në mes LSDM-së dhe BDI-së

62


Lëvizja Besa procesin e regjistrimit të popullsisë e vlerësoi si pazar politik në mes LSDM-së dhe BDI-së.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Arianit Hoxha, sot në konferencë për shtyp, tha se regjistrimi duhet të jetë operacion statistikor, dhe të drejtat e bashkësive etnike duhet të burgojnë nga numri i tyre i përgjithshëm, e jo nga numri rezident, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të drejtat kolektive, juridiko kushtetuese të bashkësive etnike, më konkretisht të shqiptarëve duhet të burojnë nga numri i përgjithshëm i shtetasve të vendit dhe jo nga numri i banorëve rezident në shtet”, tha Hoxha, i cili njëherit tha se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme ndërsa partia shqiptare në pushtet, BDI të shkoj në opozitë.

“Sa më gjatë me institucionet shtetërore udhëheq BDI, aq më shumë shqiptarët do largohen nga vendi, këtë proces të largimit të shqiptarëve duhet ta ndalojmë urgjentisht, kjo bëhet duke krijuar kushte më të mira dhe mirëqenie ekonomike dhe me largimin nga pushteti të BDI-së. Serviliteti i BDI-së ndaj maqedonasve po dëmton rëndë të ardhmen e shqiptarëve, andaj shteti duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme dhe BDI në opozitë”, tha në mes tjerash Hoxha.

Ndryshe, nga rezultatet e publikuara dje nga Enti Shtetëror i Statistikave ka pasur reagime të ndryshme, ndërsa edhe partia tjetër opozitare Aleanca për Shqiptarët ngriti dyshime për procesin e regjistrimit./Telegrafi/





Huazuar nga