Kuezeska: Kemi regjistrim të suksesshëm

58


Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp tha se pas 20 viteve, në Maqedoninë e Veriut u zbatua regjistrimi i popullsisë sipas praktikave të Eurostat.

Ajo theksoi se regjistrimi i popullsisë është përshëndetur nga Komisioni Evropian dhe nga të gjithë faktorët e rëndësishëm.

“Regjistrimi është sukses i shtetit dhe qytetarëve. Nga regjistrimi ka shumë përfitime, mbi të gjitha janë përfitimet ekonomike dhe zhvillimore. Qeveria, institucionet, kompanitë, tani kanë informacione të sakta me të cilat do të bazohen edhe politikat e ardhshme”, tha ajo.

Ajo shtoi se qytetarët masovikisht morën pjesë në këtë operacion statistikor dhe zbatuan regjistrim me standarde evropiane./Telegrafi/





Huazuar nga