Këshilli Turk në RMV nuk pranoi rezultatet e regjistrimit, reagon MPJ e Turqisë

45


Këshilli Koordinues Kombëtar të Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut i cili përbëhet nga të gjitha organizatat joqeveritare turke dhe partitë politike turke reaguan në lidhje me regjistrimin e fundit shprehën kënaqësitë në lidhje me mangësitë e regjistrimit, të drejtat kushtetuese të garantuara dhe shkeljet në Ligjin e regjistrimit.

“Përkundër kësaj, mungesa e instruktorëve dhe regjistruesve turq, mosfunksionimi i aplikacionit elektronik për vetëregjistrim prej ditësh, bllokimi i procesit të regjistrimit të diasporës, problemet me përkthimit dhe mangësitë në aplikacionin për vetëregjistrim, mosinformimi adekuat i qytetarëve për regjistrimin, presionet dhe manipulimet në terren si dhe mospërfshirja në regjistrim të shumë pjesëtarëve të komunitetit turk, ishin disa nga problemet të cilat janë vërejtur haptazi”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, rezultatet e regjistrimit të popullsisë të shpallura nuk reflektojnë të vërtetën dhe përqindjen e komunitetit turk dhe nuk tregojnë numrat reale.

“Ekzistojnë dallime të habitshme në të dhënat të mbledhura nga vendbanimet e ndryshme ku jetojnë turqit dhe të dhënat zyrtare që u publikuan sot. Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë, ne si komunitet turk në Maqedoninë e Veriut, është e pamundur t’i pranojmë numrat dhe përqindjet e publikuara nga regjistrimi i popullsisë. Prandaj, në emër të Këshillit Koordinues Kombëtar të Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut, deklarojmë se numrat dhe përqindjet e publikuara në lidhje me komunitetin turk, i cilësojmë si joreale, nuk i njohim dhe të njëjtat absolutisht nuk i pranojmë. Me këtë rast, dëshirojmë të theksojmë që në periudhën në vijim maksimalisht do t’i përdorim ankesat, si dhe të drejtat ligjore dhe demokratike në lidhje me rezultatet e regjistrimit”, u tha në reagimin e tyre.

Ndaj regjistrimit të popullsisë ka reaguar edhe MPJ-ja e Turqisë duke u shprehur se Turqia vazhdon t’i mbështesë kërkesat legjitime të turqve.

“Përfaqësuesit e komunitetit turk gjatë gjithë procesit dhanë disa apele për regjistrim transparent dhe pa dyshime. Rezultatet dëshmuan se këto thirrje, për fat të keq janë injoruar”, tha zëdhënësi i MPJ-sv së Turqisë, Tancu Bilgic.

Ai u bëri thirrje autoriteteve që të marrin parasysh vërejtjet e Këshillit Koordinues Kombëtar të Regjsitrimit të Turqve në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/





Huazuar nga