John Terry kërkon aksione tek Chelsea

51


22:40 31/03/2022

Kontakte me kandidatët për 10% të klubit

Roman Abramovich e ka nxjerrë klubin në shitje, procedurë kjo e organizuar nga Banka “Raine Group”. Katër kandidatë janë zyrtarisht ende në garë dhe kanë afat deri më 11 prill për të finalizuar ofertat e tyre.

Ndër këta blerës të ardhshëm, tre janë kontaktuar nga konsorciumi “True Blues” në të cilin është përfshirë John Terry, ish-kapiteni emblematik i Chelsea. 

Ky konsorcium dëshiron të blejë 10% të Chelsea. Në konsorciumin “True Blues” marrin pjesë edhe mijëra tifozë të cilët kanë grumbulluar deri tani rreth 100 milionë paund për të patur mundësinë e të qenit pjesë si aksionerë të ardhshëm të Chelsea.

Përfaqësuesi i True Blues Sandford Loudon tha se Qëllimi është të sigurojmë që tifozët e Chelseat të kenë një zë në këtë kohë të paprecedentë për klubin.

Klubi londinez gëzon ende lejen speciale të dhënë nga qeveria britanike, për sa kohë që nuk është shitur. Roman Abramovich shpreson kështu për një shitje të shpejtë deri në 2.5 miliardë paund.

Tv Klan





Huazuar nga