Infantino: Botërori çdo dy vite, jo ideja jonë

44


19:40 31/03/2022

Presidenti i FIFA këmbënguli se kjo është një ide e hedhur nga një federatë që u mor në shqyrtim

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka bërë prapakthehu nga planet e tij për ta organizuar Kupën e Botës çdo dy vite. Në kongresin e institucionit numër 1 të futbollit botëror, ai tha se kjo ide kur nuk është mbështetur për t’u vënë në zbatim.

Zhvillimi i botërorit çdo dy vite ka ndarë botën e futbollit, ku UEFA dhe Konfederata Amerikano-Jugore deklaruan se do ta bojkotonin kompeticionin.  Një vit më parë, në Kongresin e FIFA-s, presidenti i federatës së futbollit të Arabisë Saudite Yasser Al Misehal, sugjeroi se ky projekt ishte thelbësor për zhvillimin global të lojës.

Përpara 211 federatave nga e gjithë bota, Infantino bëri prapakthehu.

“Më lejoni që të jem i qartë. FIFA nuk e ka propozuar një Kupë Bote çdo dy vite. Kongresi i fundit i kërkoi administratës së FIFA-s me një votim 88% pro, që të studiojë fisibilitetin e një Kupe Bote çdo dy vite. Administrata FIFA pikërisht këtë bëri. E nisëm fisibilitetin, por FIFA nuk propozoi asgjë.  FIFA arriti në përfundimin se mund të bëhet, por do ketë disa pasoja”.

FIFA beson se plani do ta zhvillojë futbollin, shkurtojë diferencat mes klubeve europiane dhe kombëtareve që dominojë kompeticionet dhe përfitimet do të jenë në miliarda dollarë, që do të ndahen mes federative.

Por kreu i FIFA-s refuzoi që ta fshinte idenë përfundimisht. Ai shtoi se faza e radhës do të jetë ajo e konsultimit, për të gjetur kompromisin.

Klan News





Huazuar nga