Ibrahimovski shprehet i pakënaqur nga regjistrimi: Romët vetëm vdekje kanë pasur dhe jo lindje

46


Kryetari dhe ish-deputeti i partisë rome PCER, Samka Ibrahimovski u shpreh i pakënaqur nga rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

Ai i cilësoi këto rezultate si të turpshme.

“Statistikë, a jeni normal? Sipas jush romët vetëm vdekje kanë pasur dhe nuk kanë pasur lindje. Mbare, gati 30% e romëve nuk janë të regjistruar”, u shpreh Ibrahimovski.

Ibrahimovski po ashtu theksoi se drejtorin e ka thirrur personalisht se nuk kanë pasur regjistrues në shumë qytete dhe kjo që ndodhi është një turp i madh./Telegrafi/

Kujtojmë se romët në regjistrimin e fundit ishin me 2.34%./Telegrafi/





Huazuar nga