Franca dhe Gjermania përgatiten për reduktim të furnizimit me gaz rus

39


20:17 31/03/2022

Ministri francez i ekonomisë është shprehur së fundmi se Franca dhe Gjermania po përgatiten për një reduktim të furnizimit me gaz rus.

Në këtë mënyrë, ai po i përgjigjej paralajmërimit të presidentit rus, Vladimir Putin se Moska nuk do të furnizojë me gaz rus të gjithë ata shtete që nuk paguajnë në rubla.

“Nesër mund të ketë një situatë në të cilën nuk ka më gaz rus. Na takon ne të përgatitemi për këta skenarë dhe ne po përgatitemi,” tha Bruno Le Maire pas bisedimeve në Berlin me homologun e tij gjerman Robert Habeck./tvklan.al





Huazuar nga