Durmishi: OSHP-ja e kaluar ka thelluar problemet, u kontraktua asfalt me 1 cent për metër katrorë

82


Nëse një kompani pretendon se i është bërë e padrejtë në një tender, mund të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit, OSHP-ja është institucioni i fundit që ka përgjegjësi për shqyrtimin e tenderëve.

Ky institucion mund të anulojë një tender, dhe mund të jap masa ndëshkuese për ata që kanë shkelur procedurat e tenderimit.

Ky organ prej një kohë të gjatë është jo funksional derisa zgjedhje e anëtarëve te Bordit të OSHP-së është në procedurë në Kuvend.

Mungesa e këtij organi po vlerësohet se po i sjellë dëme ekonomike Kosovës.

Por zëvendësministri i Infrastrukturës ka një shpjegim në RTV Dukagjini për këtë çështje.

Hysen Durmishi thotë se duhet të ketë një bord profesional të OSHP-së jo si ato të kaluarat që kanë sjellë vetëm problem.

“Ato borde në vend se të zgjidhin problem kanë shkaktuar më shumë problem. Unë kam kontratë në Ministri ku çmimi i asfaltit për m2 ka kushtuar 1 cent e në një rast tjetër 5 cent kur çmimi i tregut shkon në 8-10 euro për m2. Një punë që kushton 2 milionë euro e kanë kontraktuar me 10 mijë euro. Këtë e kanë bërë pasi e kanë ditur se ajo rrugë nuk do të bëhet fare”.

Durmishi thotë se të dy këto raste kur është kontraktuar shtrimi i asfaltit me 1 cent e 5 cent është dërguara në gjykatë./Telegrafi/





Huazuar nga