Dështon zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

55


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të zgjedhin dy anëtarë të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, pasi asnjëri nga katër kandidatët nuk morri votat e mjaftueshme dhe u vendos për të përsëritur konkursin.

Megjithëse në votim morën pjesë 78 deputetë, prej tyre ishin 31 vota të pavlefshme. Ndërsa, kandidatja Fatlume Jaha mori 21 vota, Vlora Haziri 20 vota, Shkodran Manaj 18 vota dhe Ardian Hoti 17 vota.

Në bazë të kësaj, kryesuesi i komisionit vlerësues, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, tha se asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar votat e mjaftueshme.

“Asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar votat e mjaftueshme për të konkluduar këtë përzgjidhje”, tha ai.

Ky dështim sipas deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami do të sjellë pasoja te qytetarët.

“Qeveria me shumicën absolute nuk e di si do të procedojë tutje, mirëpo mos funksionalizimi i këtyre institucioneve po lë pasoja në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo, raporton Kp.

Me përfundimin e kësaj pike, Kuvendi mbylli punimet e seancës së sotme plenare.





Huazuar nga