Çmimi i madh i Las Vegasit në 2023

43


11:55 31/03/2022

Formula 1 ka vendosur që të shtojë në kalendarin e garave për sezonin e ardhshëm një tjetër garë në SHBA

Në kalendarin e Formula 1 për sezonn 2023 është shtuar edhe Çmimi i Madh i Las Vegasit. Pilotët më të famshëm të garave me makina, do të garojnë në një nga qytetet më të fashme të SHBA-së.

Pista e çmimit të Madh të Las Vegasit është e gjatë 6.12km ndërkohë që pjesë e saj do të jenë vende si Shatërvanët Bellagio dhe Pallati Cezar.

Presienti i Formula 1 Stefano Domenicali tregoi rëndësinë e kësaj gare.

“Ky është një moment i jashëzakonshëm për Formula 1, që tregon rritjen e sportit tonë me një garë të tretë në SHBA. Las Vegas është një destinacion që njihet në të gjithë botën për emocionet, mikpritjen, drithërimat dhe zbavitjen që të ofron. Nuk ka vend më të mirë për Formula 1 se sa të garojë në kryeqytetin botëror të zbavitjes dhe mezi sa presim të jemi këtu”.

Popullariteti i Formula 1 është rritur në SHBA, ndërsa në këtë sezon do të zhvillohen Çmimi i madh i Majemit dhe United States Grand Prix në Austin. Formula 1 kthehet në Las Vegas pas garave të zhvilluara në fillim të viteve 1980.

Klan News





Huazuar nga