Blinken: Mbështetje e fuqishme nga SHBA-të për hyrje të shpejtë të RMV-së në BE

49


Sekretari shtetëror i SHBA-be, Anthony Blinken në bisedë telefonike me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka uruar për funksionin e tij si kryeministër dhe formimin e kabinetit. Ai po ashtu ka falënderuar kryeministrin për mbështetjen që RVM-ja e ka dhënë për Ukrainën.

“Sekretari shtetëror Bliken falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e fuishme që e ka dhënë për Ukrainën në kohën e luftës brutale të vazhdueshme dhe agresionit të presidentit Putin”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit Shtetëror, Ned Price.

Në deklaratën e tij shtohet se Blinken ka theksuar edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve pë hyrjen e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai theksoi se Blinken ka falënderuar kryeministrin për “përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në NATo si dhe për pranimin e emigrantëve afganë”./Telegrafi/





Huazuar nga