Aktakuzë ndaj një mjeku në Demir Kapi: Nuk e kontrolloi siç duhet një fëmijë, i cili më vonë ndërroi jetë

41


Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër një personi, përkatësisht mjekut specialist, për veprën penale – “Vepra të rënda kundër shëndetit të njeriut” nga neni 217 paragrafi 4 lidhur me nenin 207 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, i pandehuri si specialist i mjekësisë së përgjithshme është punësuar me kontratë për punë të përkohshme në Institutin Institucionin publik “Enti specialist Demir Kapi – njësia në fshatin Kurshenicë”.

“Aty në periudhën prej datës 01.10.2020 deri 05.10.2020, i ka ofruar ndihmë mjekësore fëmije për shkak të temperaturës dhe diarresë, të lindur në vitin 2009, i vendosur në spital si person me çrregullime të rënda të zhvillimit psiko-fizik dhe paralizë cerebrale”.

“Mirëpo, në kundërshtim me marrëveshjen, i pandehuri ka ofruar ndihmë mjekësore pa kryer kontroll të drejtpërdrejtë fizik të fëmijës, ka përshkruar terapi dhe ka përcjellë gjendjen e tij me njoftime telefonike, nuk ka dhënë infuzion dhe si pasojë, gjendja e fëmijës është përkeqësuar, me çka ka ardhur deri te dehidratimi në organizmin e tij, ndërsa më datë 05.10.2020 ai ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.





Huazuar nga