Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, lëndohen tetë persona

34


Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

Si pasojë e aksidentit tetë persona janë lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-në e Kaçanikut, dhe disa janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajt.

Ndërkaq në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Në magjistralen Ferizaj – Kaçanik saktësisht në hyrje te autostradës në Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtareve me targa vendore. Të lënduar janë tetë persona, disa janë trajtuar ne Kaçanik e disa janë përcjell me pas për Ferizaj. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:11”, deklaroi Veseli./Telegrafi/





Huazuar nga