08:47 31/03/2022
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm pas raportimeve se SHBA do të marrë masa të reja për të ulur koston e lartë të karburanteve.
Administrata Biden thuhet se po shqyrton lirimin e deri në 180 milionë fuçi nafte në muajt e ardhshëm nga Rezerva Strategjike e Naftës.
Nëse kjo konfirmohet, do të jetë lëshimi më i madh që prej krijimit të rezervës në vitin 1974.
Pas raportimeve, në Azi nafta amerikane e West Texas Intemediate dhe Brent Crude ishin respektivisht 5.6% dhe 4.8% më ulët.
Lufta në Ukrainë ka rritur tregjet globale të energjisë pas shqetësimeve se do të ketë shkurtime në furnizime./tvklan.al