​222 persona kërkuan ndihmë në emergjencë brenda 24 orëve

55


Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 222 persona.

Sipas njoftimit, 58 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), kurse 30 të tjerë janë trajtuar si raste kirurgjike.

“Në këtë hark kohor, në Dhomën e Shërbimit Internistik janë trajtuar 86 pacientë, ndërkaq. Po ashtu, janë ofruar 40 shërbime ortopedike, përderisa 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Huazuar nga