Teuta inaguron “Niko Dovanën” me humbje

53


20:40 30/03/2022

Durrsakët mposhten nga Laçi, kurbinasit më pranë finales së Kupës

Laçi ka hedhur një hap të madh drejt finales së Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit nuk hasën vështirësi në stadiumin “Niko Dovana” duke triumfuar 2-1 ndaj vendasve të Teutës. Skuadra e trajnerit, Mirel Josa ishte më e qartë në ofensivën e saj, kjo e shtyrë edhe nga fakti që kaloi shumë shpejt në avantazh. Kur po kronometrohej minuta e 6-të, Ujka lëshoi një goditje potente nga jashtë zonës, ku gjeti të papërgatitur Qirkon, i cili pavarësisht se preku topin nuk mundi t’i ndryshojë udhë.

Me avantazhin minimal 1-0 u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, tekniku Arapi u mundua të ndryshojë diçka te Teuta, por zëvendësimet nuk sollën frytet e duhura. Atë që nuk e bëjnë durrsakët, e bën sërish Laçi, këtë herë me Adeleke. Sulmuesi afrikan fitoi duelin e shpejtësisë me mbrojtësit kundërshtarë dhe me një goditje të bukur vulosi fitoren e kurbinasve.

Goli në fundin e sfidës mban gjallë shpresat e Teutës për të prekur finalen. Durrsakët kanë edhe 90 minuta në dispozicion për të shmangur eliminimin, ndërsa Laçi shkon e avantazhuar në duelin e kthimit programuar më 13 Prill.

Klan News





Huazuar nga