Premier League gati për ndryshimin e rëndësishëm

52


23:00 30/03/2022

10 klubet më të mëdha janë gati që të votojnë pro lejimit të pesë zëvendësimeve gjatë një ndeshjeje

Premier Liga pritet që të lejojë skuadrat që të bëjnë pesë zëvendësime gjatë një ndeshjeje nga sezoni i ardhshëm.  Ndërsa 10 klubet më të mëdha të kampionatit ishin kundër propozimit, duket se qëndrimi i tyre ka ndryshuar, raporton gazeta angleze “The Times”.

Ndërkohë që në kampionatet e tjera të mëdha të Europës, ky rregull zbatohet. Përfaqësuesit e klubeve të Premier Ligës do të takohen të enjten në Londër, ku edhe do të votojnë për rregullin. Në dy vitet e fundit janë bërë përpjekje për ta miratuar propozimin, por kjo nuk është arritur.

Premier Liga e rriti numrin e zëvendësimeve gjatë një takimi në Qershorin e vitit 2020 pas karantinimit të parë për shkak të Covid. Por në vazhdim e hoqën atë, ndryshe nga kampionatet e tjera kryesore në Europë.

Klan News





Huazuar nga