Pezullohen përkohësisht tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë

52


13:19 30/03/2022

Si pasojë e situatës së përkeqësuar hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, nga data 30 Mars deri në 1 Prill, është vendosur që të pezullohen tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë. Po ashtu, janë pezulluar mjetet e vogla lundruese si dhe anijet e peshkimit.

Njoftimi:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 30 Mars 2022 deri ne datën 01 Prill 2022 do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallgë  nga  2.50  deri  4.50  metra.

1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.

2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.

3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.

4. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj  për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të  jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00./tvklan.al





Huazuar nga