Pezullohen përkohësisht lundrimet nga Durrësi drejt Barit

39


14:43 30/03/2022

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit sot dhe nesër si pasojë e motit të keq.

Kapiteneria e Portit të Durrësit sqaron se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje në datën 30 Mars 2022 deri më datën 1 Prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i paqëndrushëm. 

APD njofton se kushtet e motit përmirësohen në datën 1 Prill 2022, pas orës 22:00.

Njoftimi:

Autoriteti Portual Durrës, njofton pezullimin e  përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit, sot dhe nesër (dt. 30. 03. 2022-31. 03. 2022), si pasojë e motit të keq që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut.

Pas marjes së njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme Detare mbi përkeqësimin e motit, jemi në komunikim të vazhdueshëm me Kompanitë e  trageteve, për njoftimin në kohë të udhëtarëve që kanë rezervuar udhëtimin e  tyre për dt. 30.03.2022-31.03.2022.

Kapiteneria e Portit të Durrësit sqaron se si rezultat i erërave të forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i paqëndrushëm. 

Shpejtësia e erës do të shkojë  deri në 20m/s , lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 dhe forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë, duke u bërë pengesë për lundrimin e trageteve .

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 Prill 2022,  pas orës 22:00.

Për çdo paqartësi, ju ftojmë të vizitoni ëebsite tonë zyrtar ëëë.durresport.al

Ju faleminderit!/tvklan.al





Huazuar nga