Partizani dhe Vllaznia synojnë finalen e Kupës

47


22:40 30/03/2022

Skuadrat përballen në “Elbasan Arena” të enjten në takimin e parë gjysmëfinal të kompeticionit

Partizani pret Vllazninë në “Elbasan Arena” në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet të enjten në orën 17:45. Trajneri i “të kuqve” Dritan Mehmeti shprehet në konferencën për shtyp para sfidës, se ekipit i ka bërë mirë pushimi, ndërsa ndaj shkodranëve kërkon qetësi dhe pragmatizëm.

“Nuk mund ta paragjykoj ndeshjen. Ne do bëjmë ndeshjen tonë nesër, nuk do mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Vllaznia të lejon të luash futboll, ata bëjnë një lojë atraktive. Do mundohemi t’i japim ritëm ndeshjes dhe të dominojmë”.

Tekniku i Partizanit shtoi se ndeshja mund të zhvendosej në një datë tjetër, pasi tre lojtarë u akitizuan me kombëtaren Shpresa.  Ndërsa trajneri i Vllaznisë Elis Plori tha në konferencën për shtyp para ndeshjes se synimi i kuqebluve është fitimi i Kupës së Shqipërisë. Ai e kosnideron Partizanin si një rival të fortë.

“Kemi pritur për këtë mundësi, një sfidë me ta është gjithmonë e rëndësishme. Shpresoj që lojtarët të japin më të mirën dhe të fitojmë, është një kompeticion me dy takime. Kërkojmë të jemi në finale, ndeshja është e fortë sepse edhe Partizani këtë do”.

Tekniku shtoi se kuqeblutë duhet të përqendrohen te sfida e radhës dhe ta harrojnë humbjen në kampionat kundër Egnatias.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga