OKB: Mbi 1000 civilë të vrarë në Ukrainë

57


20:48 30/03/2022

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut tha këtë të mërkurë se kishte “dyshime të besueshme” se Rusia ka përdorur bomba thërrmuese të paktën 24 herë në Ukrainë.

Michelle Bachelet po ashtu konfirmoi se zyra e saj kishte verifikuar 1,189 vdekje të civilëve në Ukrainë, përfshirë 98 fëmijë, që nga 24 shkurti.

Megjithatë, numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

“Civilët po durojnë vuajtje të tmerrshme dhe kriza humanitare është kritike”.

OKB përllogarit vetëm vdekjet e regjistruara zyrtarisht, ndaj dhe thekson gjithnjë në raport se shifrat mund të jenë shumë më të larta.

Sipas asaj që shkruan Sky News, vetëm në Mariupol shifrat e fundit sugjerojnë se numri i të vrarëve atje mund të jetë të paktën 2 mijë./tvklan.al





Huazuar nga