Inventarizohet arkiva e pronave në Durrës

60


10:44 30/03/2022

Lame: Ky proces i jep fund abuzimeve me pasuritë

Një grup pune është ngritur për inventarizimin e arkivës së pasurive të paluajtshme në Durrës, e cila sipas kreut të kadrastrës shqiptare do t’i japë fund abuzimeve. Artan Lame prezantoi këtë të mërkurë raportin, prej nga del se nga 1,063 regjistra të pasurive të paluajtshme, 908 kanë ndryshime.

Artan Lame: Sipas raportit të hartuar nga një grup ekspertësh, pas inventarizimit të arkivës së trashëguar rezulton se ka 1063 regjistra. Vetëm 152 regjistra të pasurive të paluajtshme janë në gjendje të mirë. Rreth 908 regjistra paraqesin prekje dhe ndryshime brenda tyre. Në këta regjistra mungojnë 730 fletë.

Procesi sipas Lames është tentuat te bllokohet qëllimisht.

Artan Lame:Jemi përballur me presion për të frenuar këtë proces. Ky presion nga njerëz që nuk donin të dimë se çfarë ka ndodhur këto 32 vite në arkivën e pasurive të paluajtshme të Durrësit.
Sipas tij regjistrat më problematikë i përkasin kryesisht zonës bregdetare

Artan Lame: Regjistrat e dëmtuar më shumë, natyrisht që janë ata që kanë të bëjnë me pasuritë përgjate zonës bregdetare: Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj.

Inventarizimi i pasurive i jep mundësinë banorëve të Durrësit që çdo shërbim ta kenë në E-Albania.

Tv Klan





Huazuar nga