Ernest Gjoka bën analizën e kombëtares

59


17:40 30/03/2022

“Brenda pritshmërive, por duhet të finalizojmë”

Pas dy ndeshjeve miqësore kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë, bëhen edhe llogaritë për ekipin kombëtar. Nëse në takimin e parë mundësitë ishin të kufizuara, ndaj Gjeorgjisë të gjithë prisnin fitoren, por për trajnerin Ernest Gjoka, përfaqësuesja jo vetëm është brenda pritshmërive, por ka treguar edhe rritje.

Ernest Gjoka: Ndaj Spanjës patëm mundësi, por kundërshtari s’të lejon, ndaj Gjeorgjisë më shumë volum loje dhe raste.

Për Gjokën, kombëtarja duhet të përmirësojë finalizimin me sukses të aksioneve, sigurisht duke shpresuar tek fati.

Evidenton Balliun dhe Brojën si lojtarët që spikatën në dy ndeshje, por Gjoka thotë se nuk janë indivitët më të rëndësishmit.

Ekipi kombëtar do të rikthehet në aktivitet në muajin Qershor. Luajmë Ligën e Kombeve kundër Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi.

Tv Klan





Huazuar nga