Atletët ukrainas strehohen në Shqipëri

46


18:40 30/03/2022

Sportistët do të stërviten në Elbasan

Disa atletë ukrainas do të stërviten në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. 8 sportistë dhe 2 trajnerë do të qëndrojnë në Elbasan ku i kanë kushtet që të përgatiten, pasi stadiumi i qytetit është i përshtshëm për disiplinat e tyre.

Fidel Ylli: Me bizneset e tyre pa asnjë shpenzim t’i trajtojmë dhe të stërviten.

Njëri prej tyre është Valentyn Loboda, sportisti i kërcimit me shkop.

Valentyn Loboda: Komiteti vendosi që të vijmë të stërvitemi në Shqipëri. e falenderojmë vendin tuaj që po na e mundëson të përgatitemi. Unë vij nga rajoni i Donjeckut, ku gjendja është pak më e qetë, po jo si na Mariupol ku problemet janë të mëdha dhe çdo ditë po vdesin njerëz.

Këta atletë erdhën pas kërkesës së ish-kampionit ukrainas, Sergey Bubka dhe bashkëpunimit me shtetin shqiptar.

Tv Klan





Huazuar nga