18:04 30/03/2022
Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një reagim në Twitter, Kim thotë se takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në zbatimin e ligjit dhe në luftën kundër terrorizmit.
“U takova sot tek Policia e Shtetit me Gledis Nanon për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit. Thelbësore për të siguruar integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”, shkruajti Kim./tvklan.al
I met w/@PoliciaeShtetit Gledis Nano today to strengthen 🇺🇸🇦🇱 cooperation in law enforcement & counter-terrorism. Essential to ensure integrity in police action, including operations & personnel decisions. Thanks to police officers for courage & sacrifices to protect citizens. 💪
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 30, 2022