Alcaraz mund Tsitsipas në Miami Open

174


23:40 30/03/2022

Talenti spanjoll kualifikohet në çerekfinalet e turneut, rivali i radhës serbi Miomir Kecmanovic

Tenisti 18-vjeçar Carlos Alcaraz mundi rivalin grek Stefanos Tsitsipas, duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e turneut të Miami Open. Talenti spanjoll e mposhti numrin pesë të botës 7-5 6-3. Ndeshja ishte mjaft e fortë mes të dyve, por 18-vjeçari u tregua superior në të dyja setet.

Rivali i tij i radhës do të jetë serbi Miomir Kecmanovic, që mposhti kampionin e Indian Uells, Taylor Fritz 3-6 6-1 6-4 me sete. Gjithashtu në të tetat u kualifikua edhe kampioni në fuqi Hubert Hurkaz.

Polaku fitoi ndaj afrikano-jugorit Loid Herris 7-6(3) 6-2 e vazhdon që të jetë në garë për ta mbrojtur titullin.  Rivali i radhës i Hurkaz do të jetë rusi Danil Medvedev, për të cilin kjo është një sfidë e veçantë, pasi në rast fitorejeje, ai do të rifitojë titullin e tenistit numër 1 të botës.

Klan News





Huazuar nga