Infektimi me Omicron nuk mbron ndaj varianteve të tjera

63


18:40 27/03/2022

Studimi austriak: Të pavaksinuarit rrezikohen nga variante të ashpra

Kalimi i infektimit me Omicron nuk krijon mbrojtje ndaj varianteve të tjera të koronavirusit. Në këtë përfundim arrin një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Insbrukut në Austri, të cilët thonë se antitrupat e krijuara pas infektimit me Omicron janë efektive vetëm në rast prekjeje nga variantet BA.1 apo BA.2.

Sipas studimit të publikuar në New England Journal of Medicine, të pavaksinuarit që kanë kaluar vetëm Omicronin nuk janë aspak të mbrojtur në rast se shfaqet një mutacion i ri i ngjashëm me Alfën, Betën apo Gamën, që konsiderohen si variantet më të ashpër të koronavirusit, pasi shkaktojnë pasoja më të rënda dhe kanë vdekshmëri më të lartë.

Në këtë përfundim u arrit pas studimit të rasteve tek persona të pavaksinuar ose të vaksinuar, të cilët kishin kaluar variante të ndryshme të koronavirusit.

Shkencëtarët konstatuan se shumë prej të infektuarve me Omicron që nuk ishin vaksinuar u prekën sërish nga variante të tjerë të COVID-19, pak ditë pas kalimit të infektimit me Omicron.

Tv Klan





Huazuar nga