Asnje vatër e re me gripin e shpendëve

63


13:37 26/03/2022

Vijon kontrolli në të gjithë territorin

Gripi i shpendëve nuk ka shënuar vatra të reja gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Bujqësisë thote se po vijon kontrollet në të gjithë territorin.

Asnjë vatër e re me gripin e shpendëve nuk është regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit.

“Nuk jemi pasur konfirmime për asnjë rast të ri nga instituti i sigurisë. Nuk kemi pasur as denoncime.

Zevendësministja e bujqësisë Ermira Gjeci, tha se kontrollohet në terren po vijojnë. Ndërsa një një ditë më parë Ministria e Bujqësisë ka miratuar edhe masat e reja që do të ndërmerren në lidhje me tregtimin e shpendëve të gjallë.

“Është miratuar urdhri dje për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Po vijojmë bashkëpunimin për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjedise të hapura të pamiratuara për shitjen e tyre, përfshirjen e trupës veterinare në rritjen e vigjilencës”

Shpendët e infektuar po asgjësohen, por procesi do të zgjasë disa ditë.

“Eshtë një proces që mund të shkojë nga 5 deri në 6 ditë. Për vatrat e tjera bëj me dije që janë të pastruara, janë në numër të vogël të ngordhjeve”

Aktualisht vatrat e infektuara nga gripi i shpendëve janë në Durrës, Dibër, Korçë, Divjakë dhe Devoll.

Tv Klan





Huazuar nga