Kanceri i mushkërisë zë 23% të vdekjeve nga tumoret

56


15:22 25/03/2022

Pneumologu Argjiri: Veç duhanpirjes shkaktar kryesor edhe ndotja e ajrit

Kanceri i mushkërive është shkaktari i 23.3% të vdekjeve në total nga sëmundjet tumorale në Shqipëri, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Ky lloj kanceri ka dhe numrin më të madh të rasteve të reja,  pasi diagnostikohen 850 raste në vit. Sipas mjekut pneumolog Dhimitraq Argjiri, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, dy vitet e pandemisë sollën një reduktim në diagnostikimin e rasteve për shkak të kufizimit të shërbimit, por kjo do reflektohet te rritja e vdekshmërisë.

Prej vitit 2019-2020 kemi 60% më pak raste me kancer pulmonar, por do vijnë në vitet në vazhdim në një stad më të avancuar dhe vdekshmëria do jetë më e lartë. Të gjitha sëmundjet malinje kapen vonë, po ashtu edhe kanceri i mushëkrisë sepse nuk ka simptoma specifike. Njerëzit e injorojnë një kollë të thatë sepse kujtojnë ftohje, ndërsas kur shfaqin shenja klinike tipike si vështirësi në frymëmarrje, gjak gjatë kollitjes ose dhimbje gjoksi, vijnë në konsulta, por janë në stad të avancuar”.

Mosha mbi 65 vjeç është grupmosha më e prekur sipas pneumologut.

“Rastet kanë filluar të shtohen edhe në grupmoshat më të reja, shpesh 50 vjeç apo më të reja”.

 Por cilët janë shkaktarët kryesorë të rritjes së numërit të kancerit të  mushkërive?

“Pirja e duhanit është risku më i alrtë i studiuar dhe i konfirmuar në botë, kushtet e jetesës, ndotja ambientale dhe kushtet e punës”.

Në raportin e kostove që shkakton ndotja e ajrit në shëndetin e njerëzve, Banka Botërore përllogariti se në Shqipëri, gjatë vitit 2019, kanë humbur jetën 2,257 persona, ose 10% e totalit të vdekjeve në vend janë shkaktuar nga ndotja. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, Shqipëria ka 83 vdekje për 100 mijë banorë nga faktorët e ndotjes ambientale.

Klan News





Huazuar nga