Ukraina po përdor teknologjinë për të identifikuar ushtarët e vdekur rusë

81


13:08 24/03/2022

Qëllimi i autoriteteve ukrainase është që të afërmit dhe familja të informohen për vdekjen e ushtarëve

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka filluar të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës të softwerit Clearview AI për të identifikuar ushtarët rusë të cilët janë  vrarë në luftime.

Në një intervistë për “Reuters”, Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri ukrainas tha se përmes kësaj tekonlogjie po punohet për të gjetur llogaritë e mediave sociale të ushtarëve rusë dhe për të gjurmuar familjet për t’i informuar ata për vdekjet e tyre.

Autoritetet ukrainase po u dërgojnë mesazhe të afërmve në Rusi për të marrë masa për të mbledhur trupin.

Si mirësjellje për nënat e atyre ushtarëve, ne po e shpërndajmë këtë informacion në mediat sociale që  të paktën t’u bëjmë të ditur familjeve se kanë humbur djemtë e tyre dhe për t’u mundësuar më pas të vijnë për të marrë trupat e tyre“, u shpreh Fedorov.

Ai nuk pranoi të specifikojë numrin e trupave ruse të identifikuar përmes njohjes së fytyrës, por tha se ky numër është i lartë.

Kujtojmë se, Mykhailo Fedorov, ministri më i ri i kabinetit të vendit ka udhëhequr me sukses një luftë dixhitale kundër Rusisë. Ministri përdori mediat sociale për t’u bërë thirrje drejtuesve të bizneseve të mëdha globale që të ndërpresin lidhjet me Rusinë dhe t’i japin mbështetjen e tyre Ukrainës.

Klan News

Të ngjashme





Huazuar nga