200 milionë dollarë për një pikturë

87


20:13 22/03/2022

Portreti i Merlin Monroe në ankand

Shtëpia e ankandeve Christie’s njoftoi se do të ofrojë me 200 milionë dollarë si çmim fillestar, këtë pikturë të piktorit të famshëm Anti Uorholl. Bëhet fjalë për veprën më të shtrenjtë të shekullit të 20-të.

Ajo është pikturuar në vitin 1964 dhe është një nga imazhet më ikonike të Merlin Monrosë, një prej 5 pikturave që ky artist i bëri yllit të bukurisë të viteve ’60.

Të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion, që kontribuon për përmirësimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën.

Shitja e kësaj pikture përbën ankandin filantropik me fitimin më të madh që nga koleksioni i Peggy dhe David Rockefeller në 2018. Shtëpia e ankandeve thotë se çmimi më i lartë i paguar për një pikturë të Warhol ishte në 2014-ën me 105 milionë dollarë.

Tv Klan





Huazuar nga