Zbulohet në Meksikë një altar aztek me yje deti

60


08:20 18/03/2022

Instituti i Antropologjisë dhe Historisë i Meksikës bëri me dije se arkeologët zbuluan një altar 500-vjeçar Aztek me 164 yje deti në zonën arkeologjike Templo Mayor në Mexico City.

Altari, për të cilin arkeologët besojnë se është ndërtuar rreth vitit 1500, konsiderohet oferta më e madhe e yjeve të Meksikës, e zbuluar deri më sot. U gjetën gjithashtu kocka jaguari dhe mbetje të tjera si guaska deti.

Arkeologët besojnë se fosilet e gjetura korrespondojnë me një specie të njohur si ylli i detit me çokollatë ose Nidorellia armata.

Për arkeologët  është vërtetë interesante gjetja e një ylli  ngjyrë portokalli me njolla të errëta dhe ndoshta kjo është arsyeja pse u zgjodh kjo specie. Sipas ekspertëve, vendndodhja e altarit brenda kompleksit Templo Mayor dhe motivet e jaguarit sugjerojnë se oferta ishte e lidhur me luftën.

Klan News





Huazuar nga