Sonda hapësinore i afrohet Diellit më 26 Mars

45


13:37 17/03/2022

Solar Orbiter, e para që arrin në pikën më të afërt, synohet të zbulojë mekanizmin e stuhive diellore

Sonda hapësinore Solar Orbiter kalon orbitën e Merkurit dhe vijon udhëtimin drejt Diellit. Pika më e afërt që do arrijë me yllin e sistemit tonë është parashikuar të verifikohet në 26Mars, ku do të jetë në një distancë prej 50 milionë km. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Hapësinore Europiane ESA, që bashkëdrejton këtë mision të rëndësishëm në bashkëpunim me homologen amerikane NASA.

Më parë mjete të tjera hapësinore janë afruar në të njëjtat distance me Diellin, por kjo është hera e parë që një sondë do arrijë të kryejë vëzhgime të rëndësishme dhe të bëjë matje, e mbrojtur nga një pajisje që është në gjendje të rezistojë në temperatura deri në 500 gradë Celsius.

Sonda duhet të marrë pamje, të mbledhë të dhëna mbi pluhurat që përbëjnë erërat diellore, shpërthimet por edhe mbi fushën magnetike diellore, duke përdorur 10 instrumente të avancuara. Qëllimi është zbulimi i mekanzimave përgjegjës të stuhive diellore që ndikojnë edhe në Tokë dhe që shpesh krijojnë probleme tek satelitët, në GPS, telekomunikacionin dhe rrjetet elektrike.

Klan News





Huazuar nga