Zbulohen në katedralet e Parisit varret antike dhe një sarkofag

47


21:00 15/03/2022

Nëse konfirmohet se ato datojnë në shekullin e 14-të kjo do të ishte një gjetje ‘spektakolare’

Disa varre dhe një sarkofag plumbi janë zbuluar nga arkeologët në katedralen Notre Dame të Parisit pas zjarrit shkatërrues që përfshiu ndërtesën ikonike në vitin 2019.

Një nga gjetjet e para ishte ky sarkofag i ruajtur plotësisht, i cili arkeologët thonë se ndoshta i përkiste një personaliteti të lartë dhe mund të datojë në shekullin e 14-të, gjë që  nëse konfirmohet do tëë ishte një gjetje spektakolare.

Gërmimi brenda kishës u realizua si një masë paraprake përpara instalimit të një skele gjigante të nevojshme për të rivendosur çatinë prej druri.

Nga gërmimet e arkeologëve është zbuluar gjithashtu edhe një gropë nën dyshemenë e katedrales që ka të ngjarë të jetë ndërtuar rreth vitit 1230, kur Notre-Dame, një nga ndërtesat mesjetare, ishte në ndërtim e sipër.

Pas zjarrit shkatërrues që ra në Katedrale presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë   një prej ikonave të kreyqytetit francez dhe njëherësh trashëgiminë botërore të UNESCO-s brenda pesë viteve.

Klan News





Huazuar nga