Rusia e bllokoi, reagon Facebook: Miliona njerëz do të…

49


23:17 04/03/2022

Facebook thotë se lëvizja e Rusisë për të bllokuar rrjetin social do t’iu ndërpresë miliona njerëzve informacionin e besueshëm dhe forumin për të shpërndarë pikëpamjet e tyre.

Siç u raportua edhe më herët, Rusia njoftoi se do të bllokojë Facebook-un me arsyen se ka “diskriminuar” mediat shtetërore ruse.

Media të ndryshme të mbështetura nga Kremlini janë kufizuar në disa platforma të ndryshme online pas pushtimit të Ukrainës.

Së shpejti miliona rusë të zakonshëm do ta gjejnë veten pa informacion të besueshëm… dhe nuk do të mund të shprehin fjalën e tyre të lirë”, tha Nick Clegg, zv/president i Meta-s.

“Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që të rivendosim shërbimin tonë dhe të qëndrojmë të disponueshëm për njerëzit që të shprehin vetën në mënyrë të sigurtë dhe të mbrojtur”, shtoi ai./tvklan.al





Huazuar nga