Pas Facebook, Rusia bllokon Twitter dhe YouTube

50


22:00 04/03/2022

Pas kufizimeve të vendosura për platformën “Meta” ku përfshihen aplikacionet Facebook, Messenger, WhatsApp etj masa të ngjashme bllokuese janë marrë edhe për platformën Twitter.

Sipas mediave është raportuar për një bllokim total të aksesit në rrjetin social, ndërsa rregullatori i mediave ruse, Roskomnadzor ka publikuar vetëm se kanë kufizuar përmbajtjen e platformës.

BBC shkruan se e njëjta masë është marrë edhe për YouTube.

YouTube, Twitter dhe Facebook janë ndër platformat më të përdorura në Rusi, me mijëra përdorues në të gjithë vendin. /tvklan.al





Huazuar nga