Sondazhi nga Pyper: 7,6% e qytetarëve mendojnë se LDK i fiton të gjitha komunat ku aktualisht qeveris

14

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për kandidaturat e LDK-së në prag të zgjedhjeve lokale.

30,52 % e respodentëve mendojnë se kandidaturat e zyrtarizuara të LDK-së për zgjedhje komunale janë të duhurat. Të kundërtën e  mendojnë 30,9% e qytetarëve. Ndërsa pjesa më e madhe 38,58%, nuk kanë dashur të shprehen.

Rreth 7.6% e qytetarëve mendojnë se LDK do të fitoj në të gjitha komunat ku aktualisht qeveris. 41.7% e qytetarëve mendojnë se LDK do të mund t’i mbajë vetëm disa nga komunat ku qeveris. 27,3% mendojnë se LDK do t’i humb të gjitha komunat aktuale ku qeveris. 23.4% nuk kanë opinion për këtë pyetje.

Rreth 62% e qytetarëve mendojnë se LDK ka bërë veprimin e duhur me shkarkimin e Agim Veliut nga përgjegjësitë e kryetarit të degës në Podujevë. Rreth 12% mendojnë se shkarkimi ky nuk ishte veprim i duhur. 26% nuk kanë pasur opinion për këtë pyetje.

Rreth 36% e qytetarëve mendojnë se Kryesia e re e LDK-së e ka ndryshuar imazhin e partisë në aspektin pozitiv. Rreth 12% mendojnë se imazhi i partisë me Kryesinë e re është dëmtuar. 28% mendojnë se imazhi i partisë nuk ka ndryshuar. Derisa 24% nuk kanë pasur opinion.

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.



Huazuar nga